TIRANË

Mbrëmjen e djeshme një pikë karburanti shpërtheu në flakë në superstradën Lezhë-Laç dhe për pasojë gjashtë persona mbetën të plagosur. Dy nga 6 të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta në trup, ndërsa po marrin trajtim mjekësor të specializuar në Tiranë.

Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, QSUT-ja thotë se i plagosuri me iniciale N.P është paraqitur në gjendje të rëndë në spital dhe me një shkallë djegieje në trup në 40%, por falë punës së mjekëve, gjendja e 40-vjeçarit tani paraqitet e stabilizuar.

Ndërkohë i plagosuri i dytë, Bardhok Bushati ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa sipas mjekëve, ai ka pësuar djegie të shumta në pjesët e trupit dhe në kokë.

Njoftimi i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbreme rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të  Djegie Plastikës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: