“BalkanWeb” mëson detaje të reja nga shpërthimi në fabrikën e çorapeve, në rrugën Transballkanike të Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti që ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” dhe pamjet e para nga vendngjarja, bën me dije se shpërthimi i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit ka tronditur gjithë zonën.

Po sipas tij, fabrika e çorapeve që ka rënë pre e sulmit me lëndë plasëse është në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Paraprakisht dyshohet se janë dy personat që mund të kenë vendosur lëndën plasëse në fabrikë, pasi ka dëshmitarë që i kanë parë duke vrapuar vetëm pak sekonda pas shpërthimit.

Sipas burimeve policore, njëri prej tyre është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjajren.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb