BELGJIKE – Sulmi i sotëm në Belgjikë, ku mbetën të vrarë dy oficerë policie, dyshohet të jetë akt terrorist.

Kjo pasi agresori i cili pasi hapi zjarr me policinë, mori peng pastruesen e një gjimnazi në qytetin e Liezhit, është dëgjuar të bërtasë “Allahu Ekbar”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10.30 me orën lokale, kur rrëmbyesi ende i paidentifikuar qëlloi me armë drejt policisë pranë shkollës së mesme L’athénée Léonie në qendër të qytetit.

Mediat vendase rarpotojnë se të plagosur kanë mbetur një tjetër oficer policie si dhe një qytetar.

“Qëlloi për vdekje dy policët dhe më pas vrapoi drejt shkollës, ku mori peng pastruesen,” tregoi shefi i policisë.

Disa minuta më vonë, forcat speciale të anti-terrorit rrethuan zonën e cila ishte e mbyllur. Agresori u neutralizua në orën 11.

Belgjika ka qenë në shënjestrën e sulmeve terroriste nga operativët e Shtetit Islamik vitet e fundit, duke bërë që të rritet siguria shumë në vend.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: