Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ndodhur këtë pasdite në fshatin Golem në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se i plagosuri Renaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin.
Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër. Pas kësaj, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor.
Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes.
(Balkanweb)