TIRANA
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ditën e sotme me dy viktima në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ganezja me pasaportë franceze mbërriti vetëm mesditën e sotme në Shqipëri pas një udhëtimi disa-ditor.
Nga ana tjetër nëna dhe të afërm të 26-vjeçarit Klinton Pira kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i kërkojnë grupit hetimor informacion dhe shpjegime.
Nëna e tij ka shpërthyer në lot hidhërimi pasi mësoi në vendngjarje se djali tashmë i kishte vdekur.
(BalkanWeb)