Ndërsa ende mbetet mister motivet e vrasjes së 41-vjeçrit, Elton Javori në Fier, ajo që dihet deri më tani është se i ndjeri u vra rreth 150 metra larg banesës së tij.

Ai është qëlluar me dy plumba në bark sapo ka zbritur nga makina, plagë të cilat kanë qenë fatale për të.

Fillimisht, Javori u transportua me urgjencë në drejtim të spitalit të Fierit por ai ndërroi jetë rrugës. Burimet bëjmë me dije se 41-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania rreth dy javë më parë. Atje jeton edhe vëllai i tij. Megjithëse viktima nuk njihej si person problematik, dyshohet se ai kishte një konflikt së fundmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: