Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen në mënyrë barbare të Eraldo Nevruzit, recepsionist i një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Teksa, hetimet vazhdojnë, ngjarja është mbuluar me mister, pasi nuk dihen arsyet e krimit. Dy të arrestuarit punonjës të hotel “Greccia”, Daniel Qose dhe David Larti kanë rrëfyer se pasi Gerald Shehu ka vrarë recepsionistin Eraldo Nevruzi, ata e kanë mbështjellë trupin në dhomën ku ndodhi ngjarja dhe e kanë futur në bagazhin e një automjeti.

Gjithashtu, ata kanë deklaruar se janë kërcënuar nga Gerald Shehu nëse nuk e ndihmonin të largonte trupin e pajetë të të riut.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për News24 se autori i dyshuar i vrasjes 43-vjeçari Gerald Shehu nuk ka dhënë ende dëshmi para autoriteteve greke, pasi pasditen e djeshme u arrestua në aeroportin e Korfuzit, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.

Autori i vrasjes dyshohet se ka pasur edhe bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtorët janë punonjës të hotelit, që janë arrestuar. Trupi nuk është gjetur ende. Janë duke u kryer kontrolle në të gjithë zonën, por nuk është gjendur deri tani asnjë shenjë e trupit. Autori ende nuk është marrë në pyetje, sepse nuk ka mbërritur akoma në Shqipëri. Dyshohet se viktima është goditur, është mbështjellë më pas nga tre personat dhe nuk dihet më pas se çfarë ka ndodhur me trupin e të riut. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë”, tha gazetari Enrik Mehmeti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb