GREQI

Policia greke ka njoftuar se ka arrestuar një 27-vjeçar, të akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton.

Shefi i policisë së Kretës, Konstantinos Lagoudakis deklaroi në konferencë për mediat se i dyshuari ka pranuar krimin dhe ai ka thënë se “vrasja ka ndodhur për motiv seksual”. “Autori ka pranuar krimin. Ai tha se ka kryer vrasjen, për ta penguar Eaton që të mund të ikë dhe për të abuzuar seksualisht me të”.

“Pastaj, pasi ajo ishte pa ndjenja, e vuri atë në bagazhin e makinës së tij dhe e çoi në vendin e bunkerit të Luftës së Dytë Botërore” ku u gjet trupi i saj, tha Lagoudakis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I dyshuari e përdhunoi atë dhe e hodhi trupin e saj në bunker, duke mbuluar hapjen e boshtit të ajrit të bunkerit me një copë druri për ta fshehur atë, tha kreu i shtypit i policisë së Kretës Eleni Papathanasiou për CNN. Nuk dihet ende nëse ajo ishte gjallë, kur u përdhunua.

Edhe gjurmët e telefonit tregojnë se ai ka qenë shumë afër vendit të kriimit, në kohën kur ka ndodhur vrasja e shkencëtares. I dyshuari tha se kurrë nuk e kishte takuar Eatonin, por e kishte parë atë përpara, tha policia.

Eaton, 59 vjeçe, biologe në Institutin Max Planck në Universitetin e Dresdenit në Gjermani, ishte në Kretë për një konferencë kur ajo u zhduk. Trupi i saj u gjet një javë më vonë. Kur ajo u zhduk, kishte persona që kërkuan gjetjen e saj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb