Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, me pasojë vdekjen e një personi.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një autoveturë tip “Seat”.


Sipas gazetares Bezat, për shkak se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit, 37-vjeçari Elton Maçolli.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb