“BalkanWeb” ka zbardhur detaje tronditëse nga krimi i trefishtë në fshatin Xibër të Klosit, që tronditi gjithë vendin mesditën e sotme. Gazetari Enver Doçi zbardhi nga vendngjarja dinamikën e krimit tronditës, duke thënë se gjithçka ka ndodhur vetëm për një gardh dhe tre drurë.

Siç raportoi gazetari Doçi, shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, pas sherrit për drurët e gardhit, ndërsa më pas ka lëshuar një breshëri plumbash edhe ndaj djalit të këtij të fundit, Flogert Dakuci.

Gazetari Doçi tha se Flogerti ishte djali i vetëm i familjes dhe kjo është një dramë edhe më e madhe për familjarët. Ndërkohë, në dy familjet Dakuci tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i autorit të krimit, i cili ndodhet në Itali, pasi familjet kanë vetëm vajza. Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në derën e banesës ku jetonin babë e bir, të cilët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb