TIRANE

Gruaja e gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur pranë liqenit të Sharrës në Tiranë dyshohet se është vrarë me mjete të forta.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në pjesën e kokës të viktimës janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Gjithashtu pas këqyrjes se trupit janë gjetur edhe 3 plagë plumbi në trupin e viktimës dhe dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Trupi i 45-vjeçares është gjetur pranë një ferre nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb