TROPOJE-Një ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit Tahir Bajraktari në Tropojë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes me inicialet N.L, 54 vjeç dhe po punon për kapjen e tij.

Policia bën me dije se vrasja e 69-vjeçarit ka ndodhur për motive të dobëta në banesen e tij. Vrasja ndodhi mbrëmjen e kaluar në një nga malet e fshatit Doberdol, ndërsa viktima punonte si bari në bjeshkë.

Fillimisht u raportua se 69-vjeçari ishte gjetur i pajetë, por pas mbërritjes së policisë u konstatua se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Njoftimi i policise:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur  mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur  identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi  N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta  dyshohet se ka  vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb