Një 31-vjeçar i identifikuar si Eraldo Nevruzi banues në Tiranë kishte humbur gjurmët më datën 6 qershor, teksa kishte shkuar për të punuar si recepsionist në një hotel në Dhërmi.

Teksa është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen, është arritur të zbulohet se shtetasi Eraldo Nevruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Policia ka vijuar kontrollet dhe verifikimet dhe rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur drejtë shtetit helen.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: