DURRËS
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndojit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Lala thekson se makina e atentatorëve është filmuar nga kamerat e një servisi afër vendngjarjes, ndërsa e njëjta makinë u gjet e braktisur në Shkafanë.
Ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhe e padëmtuar e gjetur në automjetin e prokurorit është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet brenda në makinë.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje mikeshën e Redjan Rrajës, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin e prokurorit me 1 nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit.