DURRËS

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndojit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Lala thekson se makina e atentatorëve është filmuar nga kamerat e një servisi afër vendngjarjes, ndërsa e njëjta makinë u gjet e braktisur në Shkafanë.


Ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhe e padëmtuar e gjetur në automjetin e prokurorit është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet  brenda në makinë.


Grupi hetimor ka marrë në pyetje mikeshën e Redjan Rrajës, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin e prokurorit  me 1 nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: