Detaje të reja nga aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë.

Sipas gazetares së News24, Lorena Kodra, një mjet ka përplasur një këmbësor i moshës 55-vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se autori i aksidentit, ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.  Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb