‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje rreth plagosjes me armë të Ardian Çapjas sot në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BW’ se Çapja është qëlluar teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar, me snajper me numra të fshirë.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në këmbë. Thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb