VLORE- 24-vjeçari Ridvan Zykaj shoi dje dy familje, duke u marrë jetën 8 kushërinjve të tij. Banorët e zonës teksa tregojnë detaje nga ngjarja e rëndë, pohojnë se i riu ishte tip konfliktual.

Ndërkohë, gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se 24-vjeçari 8 vite më parë ishte përfshirë në një ngjarje të rëndë, ndërsa teksa luante me kushërinjtë e tij, ishte djegur me lëndë djegëse. Siç raporton Mehmeti i riu në atë kohë pësoi djegie të mëdha në trup, ndërsa kishte qenë pikërisht një nga djemtë e viktimave që kishte arritur ta shpëtonte.

Sipas dëshmive të të afërmve, fill pas asaj ngjarje 24-vjeçari ndryshoi personalitet, ndërsa konfliktohej me të gjithë. Po ashtu mësohet se në momentin e krimit në banesën e autorit nuk ka pasur njeri, pasi kanë qenë në drekë familjare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: