TIRANE

Mesa duket meshkujt janë informuar tashmë se detajet bëjnë gjithnjë diferencën. Për shembull, një drekë të thjeshtë si kjo e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit e shndërron një moment në romantik.

Untitled 13
Untitled 13

Në një video të publikuar në “Instagram”, Marina shfaqet duke mbajtur në dorë një trëndafil të bardhë, të cilin me siguri ia ka dhuruar bashkëshorti i saj Getoari.

Kjo surprizë e veçantë vjen pak ditë para fillimit të sezonit të ri televiziv për Marinën, e cila ka konfirmuar se do të kthehet në ekran me një emision mjaft interesant. Ende nuk e dimë me siguri, por në pamjet e fundit të spotit të emisionit, Marina shfaqej në një skenë të madhe që mbante inicialin “M” në sfond.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: