Detaje të reja dalin në dritë nga djegia e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Burime zyrtare për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enrik Mehmeti thanë se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli. Gazetari Mehmeti tha për ‘BW’ se policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb