TIRANE– Detaje të tjera dalin në dritë nga operacioni ‘chat line 4’, ku në pranga ra një 24-vjeçare.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej tek zona e Don Boskos në një apartament të marrë me qira në katin e 3. 24-vjeçarja Anushe Ll. nxirrte njoftim në faqet online që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, ndërsa bëhej e ditur se ofrohej page e kënaqshme deri në 1 mijë euro.

‘BalkanWeb’ mëson se pasi kontaktonin në telefon bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online. Ky grup kishte hapur një faqe në internet ku personat që kontaktonin fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti, e me pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë. Ndërkohë, policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth një vit që vijon punën.

Sakaq, në pranga është vënë edhe një 25-vjeçar nga Tirana, Met Tali, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim edhe dy shtetase të tjera, S.B, 33 vjeç, dhe D.G, 29 vjeç, pasi akuzohen për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: