Dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka celebruar në martesë dy personazhe të njohur të jetës publike.

Jeta Toçila, një psikologe e njohur por edhe folëse e lajmeve, dhe Taulant Dedja, ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste janë kurorëzuar në martesë.
foto
Edhe pse të dy vijnë nga bashkëjetesa të gjata dhe janë prindër, interesant është fakti që edhe Jeta, edhe Taulanti për herë të parë kanë vënë rrethin e martesës dhe kanë festuar sipas traditës me dasmë.

Kujtojmë se Jeta ka qenë e martuar me gazetarin e njohur Armir Shkurtin./Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb