Një atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar. 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua në zonën e Dragoçit, në Postribë, brenda në automjetin e tij. Ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur ndaj tij është hapur zjarr.
Sipas burimeve për BalkanWeb nga vendngjarja viktima është qëlluar me automatik kallashnikov duke mbetur i vdekur në vend.
Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë por për shkak se afër ndodhet një lokal dasmash ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.
Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit të vrarë me armë zjarri.
(BalkanWeb)