DURRES- Të tjera detaje dalin në dritë nga historia e mashtrimit si nëpër filma, ku një 30-vjeçar akuzon të dashurën e tij virtuale se i ka marrë 60 milionë lekë. Nga seanca e gjyqit që u mbajt sot për Enertila Beqajn, për të cilën gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, prokurori i çështjes tregoi disa nga provat që ‘fundosin’ 27-vjeçaren.


Prokurori i çështjes tha në sallën e gjyqit se Enertila Beqja i paraqitej të riut në ‘Facebook’ me emrin Elona Gjoka, shkruan ‘BalkanWeb’, ndërsa dyshohet se me këtë profil i ka zhvatur për një periudhë gati tri-vjeçare shumën e madhe të lekëve.


Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për ‘BalkanWeb’ se prokuroria disponon prova e fakte që prej vitit 2015-2017 ku profili me emrin Elona Gjoka kishte zënë miqësi me Barush Ahmetin. Pasi zuri miqësi më 30-vjeçarin, i tha që ishte nga Manza dhe jetonte me familjen në Milano të Italisë. Fillimisht Elona (Enertila Beqja) i kërkoi Barushit një palë kolltuqe që t’ja çonte tezës në fshatin Manzës, meqë ishte në gjendje të keqe ekonomike. Barushi në çelularin e tij si provë për prokurorinë ka paraqitur foto nga kolltuqet si dhe faturën e tyre. Më pas vijuan dhuratat me blerjen e dy televizorëve plazmë, aparat dixhitalbi, lavastovilje, sobë druri, pistës vrapit për palestër, bixhuteri të florinjta nga më të ndryshmet, dy ipohne 6 dhe 7 plus. Dhurata këto të cilat ishin të fotografuara dhe të dërguara tek adresa me emrin Elona Gjoka, ku kjo e fundit jepte aprovimin nëse i duheshin ato dhurata me atë x stil apo dhe ngjyrën përkatëse dhe nuk nguronte që të referonte se çfarë i pëlqente. Ndërkohë, një dhuratë ishte blerja e motorit dhe targimi në emër të Myrteza Beqajt, babait të vajzës.


Sipas organit të akuzës, Enertila i kishte dërguar me “Facebook” fotografinë e kartës së identitetit të Myrezajt dhe Barushi, i cili pasi kishte blerë motorin e kishte targuar dhe regjistruar në emër të babait të saj. Edhe motori është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga prokuroria. Sipas burimeve që disponon ‘BalkanWeb’, një detajet qe krisi marrëdhënien e çiftit virtual ishte fakti që vajza me emrin Elona Gjoka i tregonte të dashurit të saj se babai kishte vrarë dhëndrin, burrin e motrës. Ndaj, sipas saj ajo nuk mund t’i mbante bizhuteritë, pasi babai i saj kishte marrë vesh lidhjen e tyre.

“Këto bizhuteri që kam duhet t’i hedh poshtë. Duhet të mi blesh nga fillimi, pasi babai im do të vrasë. Që të shpëtosh nga vrasja, pasi babai im e ka marrë vesh lidhjen tonë, duhet të më blesh dhuratat”, mësohet të jetë shprehur e reja në faqen e saj të “Facebook”. I kërcënuar nga ky fakt, Ahmeti, drejtori i Poste në Manzës, ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit, ndërkohë që vajza e mbylli adresën në ‘FB’ me emrin Elona Gjoka.

Por, teksa pyetej nga gjykatësi, vajza pa iu ‘trembur’ qerpiku nuk pranoi asnjë akuzë, ndërsa theksoi se nuk kishte lidhje fare me emrin e personit Elona Gjoka në ‘Facebook’.

“Në FB kam emrin Enertila Beqja dhe si foto kam një timen me mamin. Unë se njoh Barushin, ç’punë kam me të. Bën punë si postier, sjell pensionin e mamit në shtëpi (kempin) ose shkojmë e marrim ne në Manzë. Në muajin qershor jemi zënë me Barushin se më ka mbajtur një mujua nga kampi i mamit, vajta dhe u ankova për të në postë dhe polici. Unë skam punë me Barushin. Unë jam e fejuar me Abano Stafën, jeton në Milano. Se kem i bërë fejesën, por jam e zënë me të. S’më ka kërkuar akoma. Unë mendoja se isha shtatzënë, se më kishte dalë pozitiv testi i shtatzënësie. Unë kam faturat që kam blerë të gjitha mallrat vet. Skam fare pjesë më këtë punë. Kërkoj edhe mëshirë edhe pafajësi. Kam mamanë e sëmurë dhe ajo nuk jeton dot pa mua”, pohoi ajo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: