Partia Demokratike do të mbajë nesër protestën e saj të madhe e paralajmëruar prej ditësh. News24 ka mësuar një pjesë të axhendës se zhvillimit të saj.

Burime nga selia blu kanë konfirmuar për Neës24 se protestuesit do të mblidhen në pika të ndryshme të Tiranës. Protestuesit që do vijnë nga jJuglindja do të mblidhen pranë Fakultetit Ekonomik.
Një grupim tjetër protestuesish mbështetës të opozitës do të mblidhet tek korpusi. Para hapësirës së universitetit do të mblidhen protestues të njësisë 5.

Protestuesit që do vijnë nga juglindja do të bashkohen me pjesën tjetër tek korpusi dhe do të drejtohen para kryeministrisë. Një pikë tjetër do të jetë “rruga e Kavajës” pikësisht kryqëzimi i “21 dhjetorit” dhe “Zogu i Zi”. Ata do të marshojnë drejt sheshit Skëndërbej për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve.

Në shesh është parashikuar të mblidhen protestues të njësisë 8, 9 dhe ata që do të vijnë nga Babrruja dhe Paskuqani. Pas bashkimit në sheshin Skënderbej, të gjithë do të nisen drejt kryeministrisë. Pika tjetër e takimit për njësinë 3 dhe 4 do jetë kryeqëzimi i rrugës së Elbasanit. Burimet kanë konfirmuar për News24, se protestuesit gjatë gjithë marshimit do të shoqërohen nga deputetët e zonave.

Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të dalë nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestuesve i shoqëruar nga disa të rinj. Lulzim Basha ka vendosur të mos mbajë fjalim para protestuesve.

Ajo që nuk dihet apo nuk thuhet ende mbetet orari i përfundimit të protestës. Burimet thonë se nga baza e partisë ka një kërkesë për rezistencë dhe për vazhdimësi të saj. Por nëse do të vijojë, ende nuk është përcaktuar mënyra sesi do të operohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb