MALIQ- Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që ndodhi sot në HEC-in e Moglicës në Maliq ku një kamion ra ka 100 metër lartësi dhe përfundoi në humnerë.

Korrespondenti i ‘News24’ Shkelzen Henkoja raportoi për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Burime për ‘BW’ thanë se mendohet që shoferi e ka hedhur qëllimisht kamionin në humnerë, në shenjë hakmarrje pasi ishte pushuar nga puna. Siç u raportua edhe më herët, kamioni ra në humnerë në vendin e quajtur ‘Maliq Opar’, afër zonës së Maliqit. Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: