Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’ të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja.

Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se bashkë me Çyrbjen, në pranga këtë mbrëmje ka rënë dhe një person tjetër.

Çyrbja akuzohet për tre vepra penale. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Përpos akuzave për shpërdorim detyre, Çyrbja është në akuzë për vepra penale që kanë lidhje me zgjedhjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb