Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar nga policia shqiptare, në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet spanjolle.
Kontrolle janë zhvilluar në Qerekë të Fushë Krujës, te Kodra e Diellit 2 dhe në disa vila në bregdet.
Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur laborator droge në fshatin Qerekë. Ndërsa te ‘Kodra e Diellit 2’ po kryhen kontrolle, pasi dyshohet se në një vendndodhje ka lëndë narkotike.
(BalkanWeb)