Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur në qytetin e Korçës.

Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet në një mjet tip Renault Clio, ku dyshohet të ketë ndodhur edhe konflikti afër mjetit.

Policia deri më tani ka kontrolluar ambiente në gjithë zonën e lagjes 10, ndërsa janë në punë e sipër për të identifikuar autorin e plagosjes.

Gjendja e të plagosurit 26-vjeçar sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës, ka pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

Njoftimi i Policisë

Korçë/Informacion paraprak

Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: