Policia ka zbuluar se viktima Kristian Marku ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.
Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (Vjehrrin) por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.
Ndërkohë targat e automjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.
(Balkanweb)