Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Paolo Tramexani ka zbuluar të tjera detaje për mënyrën se si mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqit në Europian. Tekniku thotë se Hysaj shkonte në stërvitjen e Kombëtares një orë para futbollistëve të tjerë.

“Krahasuar me mënyrën se si luan me blutë e Napolit, në Europian u aktivizua në një tjetër formë, gjë që i mundësoi të shfaqte cilësitë e tij sulmuese, krahasuar me ato që bën në skemat e Mauricioi Sarrit. Në mënyrë të veçantë të gjithë e kanë kuptuar se sa e aftë është këmba e tij e djathtë. Hysaj gjithashtu duhet të përmirësohet në disa drejtime dhe këtë gjë ai e di i pari. Stërvitet me një vendosmëri të admirueshme.

Në Kombëtare vinte gjithmonë në fushë një orë përpara shokëve të tij të skuadrës dhe stërvitej individualisht pa ia kërkuar”,­ ka thënë Tramexani.
Më herët, Tramexani ka folur për njohjen e tij prej gati 5 vitesh me mbrojtësin. Në disa intervista të tij në mediat italiane nuk kanë munguar vlerësimet ndaj Hysajt, përfshirë edhe këshillat se si ai duhet të luajë me Napolin.(Panorama Sport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: