Kualifikimi i Kombëtares së Shqipërisë në kampionatin europian ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Por, tashmë tifozët duan ta përjetojnë më nga pranë. Edhe pse do të afrojnë një vit nga fillimi i kompeticionit, ka nisur me një zell të madh interesimi për të gjetur bileta për ndeshjet e kuqezinjve.
Të mësuar nga vështirësia për të siguruar një të tillë në duelet e përfaqësues në shtëpi, mbështetësit po kërkojnë garanci që shumë muaj më parë, shkruan “Panorama”. Gjithsesi, ja sesi do të funksionojë aplikimi dhe sigurimi i një bilete.


Shorti ka përfunduar
Nga data 10 qershor, deri më 10 korrik të vitit 2015, UEFA ka pasur afatin për të bërë aplikimet mbi biletat e ndeshjeve të Europianit. Gjithsej në dispozicion do të jenë 1 milion bileta përgjatë gjithë kompeticionit. Në përfundim të afatit (10 qershor­10 korrik), organi drejtues i futbollit në kontinent nxori të dhënat e tij.


“Ka pasur plot 11 milionë e 264,142 kërkesa për bileta përgjatë një muaji. Ato kanë ardhur nga 209 shtete të ndryshme, por 41% kanë qenë nga vendi organizator, Franca. Tri ndeshjet më të kërkuara kanë qenë: finalja (1.2 milionë aplikime), ndeshja hapëse (650 mijë) dhe çerekfinalja e datës 3 korrik (550 mijë) që do të zhvillohet në stadiumin ‘Stade de France’. Tifozët që janë shpallur fitues, do të njoftohen me e­mail”, thuhej në komunikatën e UEFA[­s.


Prej të gjithë aplikuesve, në fillim janë bërë përjashtime, për ata që nuk kanë plotësuar si duhet formularin, apo kanë pasur probleme me kreditin në llogaritë e tyre. Më pas, është hedhur një short, ku janë përzgjedhur fituesit. Ata kanë qenë specifikë për ndeshjen që kanë dashur të jenë në stadium, duke iu referuar kalendarit, ndonëse kundërshtarët nuk janë caktuar akoma.

Gjithsesi, fituesit në shortin 1­mujor të organizuar nga UEFA nuk do të mbulojnë një përqindje shumë të madhe. Nuk ka panik për mbështetësit kuqezi që nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë aplikuar.

Tifozët e Shqipërisë
Faza e dytë e përcaktimit të biletave do të bëhet pas datës 12 dhjetor, kur do të hidhet edhe shorti. Pasi të mësohen se si do ndahen grupet, datat e ndeshjeve dhe stadiumet respektive, do fillojë edhe faza tjetër e shpërndarjes së biletave. Secili ekip pjesëmarrës do të ketë një përqindje të caktuar në stadium, me bileta për tifozët e vet. Burimet zyrtare në FSHF konfirmuan ditën e djeshme se përqindja nuk është caktuar akoma specifikisht nga UEFA.

Gjithsesi, ndarja e biletave nuk do të jetë vetëm një zonë të stadiumit, ku do të pozicionohen tifozët e zjarrtë. Por, do ketë mundësi edhe për zonat mikse.

Kush do t’i shpërndajë
Do të jetë UEFA ajo që do nxjerrë në uebsajtin e saj mundësinë për të aplikuar për biletë. Në këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit do ketë një rol asistues, për të ndihmuar në mirorganizimin e tifozëveapo përzgjedhjen e tyre. Për shkak të fluksit të madh të kërkesave, ekziston mundësia që vetë UEFA të praktikojë një short elektronik për të caktuar “të “përzgjedhurit” që do të kenë fatin të ndjekin ndeshjet në stadium.

Numri i biletave për tifozëritë e skuadrave pjesëmarrëse, do të jetë i njëjtë për secilën nga dy ekipet që do përballen. Gjithsesi, do të jetë varësi edhe kapaciteti i stadiumit. Sa më i madh, aq më i lartë do jetë edhe numri i biletave në dispozicion.

Si do të bëhet aplikimi

Në linkun që do të ofrojë uebsajti zyrtar i UEFA­s, secili mund të shkruajë gjeneralitetet dhe të bëjë prenotim nëpërmjet kartës së kreditit. Më pas, do të njoftohet nëse ai ka arritur të jetë përzgjedhur për të marrë një biletë apo jo. Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër e mbiemër dhe maksimumi që mund të marrë një individ, janë katër bileta, për katër ndeshje të ndryshme të kompeticionit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: