DURRES– Të tjera detaje dalin në dritë nga vdekja e 83-vjeçares sot në Durrës. Floresha Shkurti është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16, nga fqinjët e saj. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga këqyrja paraprake tek viktima, është vënë re një goditje në kokë.

Po ashtu në banesë janë gjetur edhe gjurmë pranë viktimës, e cila jetonte me nipin. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku do të merret në pyetje nëse ka dijeni për ngjarjen.

Më pas do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar hemorragji, apo nëse është shtyrë nga dikush tjetër qëllimisht. Gazetarja Haxhiaj tha se policia po heton dy pista, atë të vrasjes dhe atë të një ngjarje aksidentale. Fjalën e fundit për shkakun e vdekjes do ta përcaktojë ekspertiza.

“Më datë 27.09.2018, në lagjen Nr.16 Durrës është gjetur pa shenja jete në banesë shtetësia F.Sh. 83 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb