Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me helemimin e gjashtë personave në autostradën Tiranë-Durrës. Gjashtë punonjës të magazinës së pektimit të kompanisë Rossmann/Lala, e cila ndodhet në autostradë, kanë përjetuar shqetësime shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur të martën më 11 mars 2025, në ambientet e kompanisë “Rossman & Lala”, ku punonjëset dyshohet se janë asfiksuar.

Punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar të martën në mëngjes në punë dhe kanë hapur derën e më pas kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe  më vonë nuk janë ndjerë mirë dhe kanë pasur shqetësim. 6 punonjëset janë dërguar në një spital privat nga menaxheri. Në bazë të dëshmive është deklaruar nga punonjëset që aroma e rëndë është ndjerë edhe disa muaj më parë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, e cila po heton për shkaqet, ku po verifikohet nëse magazina përmbushte standardet e sigurisë në punë dhe nëse punonjëset kanë qenë të ekspozuara ndaj gazrave apo kimikateve të rrezikshme për shëndetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: