TIRANË
Një shumë marramendëse parash duket se është grabitur sot rreth orës 15:00 nga persona ende të paidentifikuar në Rinas, një ngjarje ku ka mbetur i vrarë edhe një person por nuk dihet ende identiteti.
Ndryshe nga sa u raportua fillimisht, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se grabitja ka ndodhur brenda aeroportit të Rinasit e jo në rrugë.
Po kështu mësohet se forcat RENEA janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa e gjithë Tirana është në shtetrrethim. Në të gjithë kryeqytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse me Tiranën janë ngritur postblloqe nga policia.
Informacionet e para folën për një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, me të cilin lëviznin autorët.
(m.k/BalkanWeb)