GJIROKASTER- Detaje të reja dalin në dritë nga sherri që ndodhi sot në Bashkinë e Gjirokastrës, ku topografi i prefekturës dhunoi me grushte nënkryetarin.

gjirokaster-aurel-llapa-1

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Shefqet Aliko kishte hyrë në zyrën e nënkryetarit Aurel Lapaj dhe kishte nisur t’i kërkonte ‘llogari’ për disa toka të fshatit të tij.

Arsyeja e konfliktit kanë qenë kullotat e fshatit. Shefqet Aliko në rolin e një banori të fshatit ka kërkuar që tokat të mos ndahen nga pleqësia e fshatit, për mungesë besimi tek ta dhe ta ndajë bashkia ose ndërmarrja e kullotave.

gjirokaster-sherr-ne-bashki

gjirokaster-sherr-ne-bashki-1

gjirokaster-sherr-ne-bashki-2

Ndonëse aty ishte paraqitur si qytetar, mes dy zyrtarëve kishte nisur debati, që degjeneroi në konfrontim fizik, duke përdorur edhe grushtet. Pas sherrit në zyrë, për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë punonjësit e tjetër. Fill pas ngjarjes, dy zyrtarët janë transportuar në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve mjekësore.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb