DURRES

“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga sekuestrimi i një sasie heroine dhe kokaine në portin e Durrësit. Pas ngjarjes mësohet të jenë arrestuar shoferi i kamionit dhe shoqëruar 2 persona të tjerë. Në trupin e të arrestuarve janë gjetur 2 kg e 160 gramë sasi heroine.

Droga Ne Durres Shoferi E Lidh Pas Vetes
Droga Ne Durres Shoferi E Lidh Pas Vetes

“Njëri nga shoferët e kamionit e ka lidhur me ngjitës drogën në trup që thuhet se është e llojit të fortë. Është arrestuar drejtuesi i kamionit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe as se çfarë transportonte kamioni. Janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Policia ka pasur indicie që ky person mund të merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike e kanë mbajtur nën mbikëqyrje dhe sot para se të imbarkohej i kanë bërë kontroll të imtësishëm dhe poshtë rrobave të trupi i kanë gjetur drogën.

Policia po bën kontrolle dhe në banesën e tij dhe personave që dyshohet se kanë lidhje me shoferin e kamionit dhe trafikun e drogës.”-raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj  për BalkanWeb.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb