TIRANE- ‘Të bashkuar kundër krimit qeveritar’. Siç duket kjo është lëvizja e partive opozitare në vend, të cilat janë ulur sot në një tryezë jashtë selive partiake, ndërsa në fokus janë zhvillimet e fundit politike në vend, që nga arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, e deri tek implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës, pasi autoritetet italiane zbuluan përgjimet e trafikantëve.


pd-mbledhja


Mësohet se pjesë e kësaj tryeze që ka nisur rreth orës 11:00 dhe që po zhvillohet me dyer të mbyllura janë bërë aleatët e PD-së, si dhe LSI-ja. Në tryezën e iniciuar nga PD-LSI, janë të pranishëm përveç Bashës dhe Kryemadhit, edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i LZHK-së Dashamir Shehu, i PAA-së, Agron Duka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PDK-së Nard Ndoka. Mes krerëve të partive, spikat edhe prezenca e kryetarit të Zgjidhja, Koço Kokëdhima, raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Elda Menga.


pd-mbledhja-1

Kryedemokrati Lulëzim Basha shoqërohej në mbledhje nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe Gent Strazimiri.

mbledhja-PD-2

MBLEDHJA-PD-4
(ed.me/BalkanWeb)