EGJIPT

Ish-presidenti egjiptian Mohamed Mursi është varrosur së bashku me figura të tjera të larta të Vëllazërisë Myslimane në Kajro, tha të martën djali i tij Ahmed Mursi në faqen e tij në Facebook.

Varrimi u ndoq nga anëtarë të familjes në qytetin e Kairos. Mursi vdiq të hënën nga një sulm në zemër në një gjykatë në kryeqytetin e Egjiptit, shkruan “Reuters”.

Morsi dhe anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane janë dënuar me vite burgim pas trazirave politike në vend.

(d.x/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb