Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Mirditë, ku u dhunuan dy rojet që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar, si dhe u dogjën katër automjete.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se rojet e firmës janë dhunuar nga katër persona, të cilët i kanë kërcënuar edhe me armë. Mësohet se të rinjtë kanë qenë në gjumë dhe janë zënë në befasi, kur janë dhunuar.

Ndërkohë, makineritë janë djegur me benzinë. Bazuar në këtë, policia po këqyr të gjitha kamerat e karburanteve, ku mund të jetë marrë lënda djegëse, që të identifikohen autorët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb