TIRANE- Detaje të reja dalin në dritë nga veprimtaria kriminale e grupit që u godit sot, i cili merrej me falsifikim vizash. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se po ekzekutohet urdhri i arrestit për 14 persona që janë shpallur në kërkim.

Ndonëse grupi u godit përgjatë ditës së sotme, hetimet kishin nisur 1 vit e gjysmë më herë, ndërsa prokuror i çështjes është Vladimir Mara. “BalkanWeb” mëson se grupi që bazën e kishte në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa dispononte edhe dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, merrte 5 mijë deri në 20 mijë euro për sigurimin e vizave. Mes të tjerash Lala bën me dije se grupi pajiste me pasaporta false për 4 shtete, SHBA, Kanada, Britani. Pjesa dërrmuese e qytetarëve pajiseshin kryesisht me pasaporta italiane.

Pavarësisht se ishte çështja ishte nën hetim, policia ndërhyri sot pasi një qytetar tentoi të largohej me pasaportë italiane të falsifikuar, duke bërë që të ndërhyhej në flagrancë. Burime zyrtare theksojnë se po hetohet edhe për 4 persona, të cilët janë pajisur muajt e fundit me viza italiane të falsifikuara, ku një prej tyre u kap në Suedi dhe një tjetër në Norvegji. Kujtojmë se mes personave të arrestuar është edhe një punonjës policie.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: