Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në fshatin Zezë të Krujës. Si pasojë e një atentati, rrethanat e të cilit ende nuk dihen, ka mbetur e vdekur Shpresa Baka, halla e Mariglen Hakës, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se Mariglen Haka ka qenë dhe shënjestër e këtij atentati. I riu njihet si pjesë e bandës së Niklës, i arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë operacionit të bujshëm të vitit 2018, ku u zbuluan armë, municione dhe lëndë narkotike.

Ngjarja mësohet se ndodhi në derën e banesës, ndërsa ende policia nuk ka një pistë të saktë, ndonëse hetimet janë përqendruar te një hakmarrje e mundshme.

I plagosuri u soll në Spitalin e Traumës nga shoku i tij, Valter Bami, vëllai i Durim Bami. Edhe vetë Valteri u prangos në vitin 2018 në operacionin e bujshëm policor.

Burime nga Spitali i Traumës, ku ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve dhe nën masa të rrepta sigurie, shënjestra e këtij atentati, Mariglen Bami, bënë të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

5d86a9064adc3mariglen Haka
5d86a9064adc3mariglen Haka

(Mariglen Haka)

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb