Zbardhen të tjera detaje nga aksioni me urdhër të SPAK, i cili ka lëshuar mbi 30 urdhër-arreste.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se aksioni që është shtrirë në disa qytete, Elbasan, Tiranë dhe Durrës në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky Ecc nxorën zbuluar disa krime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: