Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 36-vjeçarit sot në kodër Kashar në Tiranë, ndërsa si motiv kishte një konflikt pronësie.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ‘mollë sherri’ mes dy kushërinjve është bërë një rrugë. Mësohet se Rezeart Hoxha pretendonte se rruga ishte ndërtuar në tokën e tij dhe sipas tij kushëriri nuk duhet të kalonte aty me makinë.

Bazat raporton se pasi dy kushërinjtë janë zënë verbalisht me njëri-tjetrin, 44-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin K. Hoxha. Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: