VLORE – Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Vlorës ku flakët i morën jetën dy personave.

Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.

Familja Hoxhallari prej vitesh kishin ardhur nga Maliqi i Korçës dhe jetonin në Vlorë. I afërmi i tyre i kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti për News24 dhe BalkanWeb ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare. Të qarat e fëmijës larguan nënën e të miturin nga banesa” është shprehur ai.

Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb