Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesit, të ndodhur gjatë ditës së sotme. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se Romario Tabaku ka larguar tre autorët me një makinë tip Audi.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha gjatë konferencës për mediat se avokati është goditur për shkak të detyrës. Ai informoi se një nga autorët është vetëdorëzuar në polici. Ai është Dorian Alia, 32 vjeç i cili është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Dorian Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Detajet e ngjarjes

Arrestohet organizatori i sulmit – Dritan Nano

Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim

Elton Kasaj

Romario Tabaku

Drivald Alia

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: