Davide Astori, mbrojtësi dhe kapiteni i Fiorentinës, u gjet i vdekur sot në dhomën e hotelit në Udine ku po qëndronte bashkë me ekipin për ndeshjen që do të luhej në orën 15:00 kundër Udinezes, tashmë të shtyrë.

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga humbja tragjike e jetës së futbollistit.

Zbulohet se në orëm 9:30 italiani nuk u paraqit në mbledhjen e mëngjesit duke shqetësuar pjestarët e ekipit. Duke parë situatën masazhatori i Fiorentinës u ngjit në dhomën e 31-vjeçarit dhe hyri brenda pasi theu derën.

Menjëherë në dhomë shkuan edhe mjekët e ekipit, por duke parë se tashmë gjithçka kishte përfunduar ata nuk u përpoqën t’a risillnin në jetë, raporton “Gazzeta dello Sport”.

Trupi i futbollistit është dërguar në morgun e Udines për t’i bërë autopsinë, por paraprakisht thuhet se shkak është bërë një arrest kardiak. Kjo konfirmohet edhe nga prokurori publik i Udines i cili shprehet:

“Ideja është se lojtari vdiq për shkaqe natyrore siç është arresti kardiovaskular. Edhe pse duket e çuditshme duke patur parasysh se ai ishte një profesionist që monitorohej ajo erdhi pa asnjë shenjë paralajmëruese.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb