Detaje të reja janë zbardhur lidhur me celulën terroriste iraniane, që do të kryente sulme terroriste në Shqipëri.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pjesë e celulës me katër anëtarë, që u zbulua nga policia shqiptare, janë edhe dy personat e arrestuar nga uniformat blu për sulmin e dështuar në mars të vitit 2018, në Festën Sulltan Novruzit.
Në atë kohë, policia nuk gjeti asnjë provë për arrestimin e tyre, të kamufluar si gazetarë, dhe i la të lirë, duke i mbajtur nën vëzhgim.
Nga hetimet ka rezultuar se kjo celulë e rrezikshme edhe në muajt e parë të vitit 2019 ka planifikuar sulme terroriste, teksa mbante nën vëzhgim vendqëndrimet e MEK. Ndërkohë, e njëjta celulë dyshohet të jetë përpjekur të kryejë sulme terroriste edhe në Francë, por që ka dështuar ashtu si në Shqipëri.
(BalkanWeb)