Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Berat, ku janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën e Uznovës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët (babë e bir) kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë.

Sipas gazetares Bezat, kanë qenë pronarët e lavazhit, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të qiramarrësve, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb