TEKSAS

Policia në SHBA tha se numri i të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Teksas ka shkuar në shtatë. Të shtënat, i dyti rast i rrezikshëm brenda gushtit në Teksas, filluan kur policia ndaloi një makinë midis qyteteve të Midland dhe Odessa.

Agresori plagosi së paku 20 vetë, duke përfshirë edhe një vajzë vetëm 17 muajshe. Në një moment, ai braktisi makinën e tij dhe vodhi një automjet postar amerikan. Më vonë policia qëlloi për vdekje personin e armatosur pranë një kinemaje. Zyrtarët thonë se ata besojnë se ai i dyshuari nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin, shkruan BBC.

Motivi se përse agresori ka qëlluar ende nuk bëhet me dije. Të shtënat ndodhën saktësisht katër javë pasi 22 njerëz u vranë nga një person tjetër me armë në qytetin Texan të El Paso. Të dielën, Shefi i Policisë në Odessa Michael Gerke tha se ata që u vranë të shtunën ishin nga 15 deri në 57 vjeç. Ai nuk tha emrin e agresorit. Shefi i policisë tha se agresori ka qëlluar rastësisht dhe synimi i tij ishte i qartë: të sulmonte kalimtarët dhe shoferët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Media amerikane të ndryshme thanë se emri i të dyshuarit është Seth Ator. Një vajzë vetëm 17 muajshe është në spital, me plagë në pjesë të ndryshme të trupit, por që besohet se mund t’ia dalë në betejën për jetën. Vogëlushja pritej të bënte operacione të dielën. Së paku tre nga të plagosurit ishin oficerë policie. Disa u prenë nga xhamat, kur agresori qëlloi mbi ta.

Incidenti i së Shtunës filloi vetëm pak pas orës 15:00 (20:00 GMT) pasi dy oficerë të Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas tërhoqën një automjet në një autostradë Midland, tha policia. Shoferi më pas hapi zjarr ndaj oficerëve përpara se të ikte larg dhe të qëllonte ndaj njerëzve të tjerë në disa lokacione të afërta. Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton tha se ai ishte “i tmerruar kur pa një veprim kaq të pakuptimtë”. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha: “Ne nuk do të lejojmë që shteti Lone Star të tejkalohet nga urrejtja dhe dhuna. Ne do të bashkohemi, siç bëjnë gjithmonë në Teksas, për t’iu përgjigjur kësaj tragjedie”.

Në një status në “Twitter” presidenti amerikan Donald Trump tha se po mbahej i informuar për ngjarjen e rëndë. Më vonë, nënkryetari Mike Pence tha se ai dhe administrata Trump mbetën “absolutisht të vendosur për të punuar me liderët në të dyja partitë në Kongres për të ndërmarrë hapa që ne mund t’i drejtohemi dhe të përballojmë këtë plagë të mizorisë masive në vendin tonë”. Në Amerikë vazhdon të jetë shumë i debatueshëm ligji për armët, i cili dyshohet se është arsyeja e sulmeve me shumë viktima.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb